LAJMI I FUNDIT: Dalin rrogat e veteranëve  

Ministria e Financave, njofton  veteranët e lutës të cilët  marrin pagesa nga Buxheti i Republikës së Kosovës se pas një punë të madhe të bërë për këtë kategori të çmuar të shoqërisë sonë dhe duke filluar nga gjetja e fondeve e deri tek ndryshimet ligjore për të mundësuar që veteranët të marrin pagesat e merituara me ligje.

Lajme

10/11/2017 12:57

 

Gjithashtu njoftojmë  veteranët e luftës se pas dekretimit të Ligjit të Rishikimit  Buxhetit nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Ministria e Financave sot ka  bërë ekzekutimin e pagave për këtë kategori.

Shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën retroaktive për muajin Gusht, Shtator dhe Tetor 2017. Dhe mjetet pritet të jenë në llogari të veteranëve brenda ditës së sotme.