Kush ishte Adelajda Xhamani, flasin ish-konkurrentët e “Big Brother Albania 2”

Mëngjesi i 29 tetorit ishte i kobshëm për opinionin, u dha lajmi që ish-banorja e edicionit të dytë të "Big Brother" dhe gazetarja Adelajda Xhamani ka ndërruar jetë.

ShowBiz

03/11/2017 20:32

Lajmi për vdekjen e Adelës bëri bujë në medie, mënyra se si vdiq ajo e vetme në banesë  nga ataku kardiak e bëri edhe më të dhimbshmëm lajmin e vdekjes së saj.

Emisioni “Mirage” e sjell të përmbledhur në një storie jetën dhe veprën e Adela Xhamanit, tetë vitet e arta të jetës së saj, pjesëmarrjen në “Big Brother Albania”, lidhjen me Bjordi Mezinin dhe në fund mesazhet ngushëlluese nga ish-konkurrentët e atij edicioni.

Në storien e mëposhtme mund ta kuptoni më detajisht se kush ishte Adela Xhamani dhe çka thanë ish-banorët e “Big Brother Albania 2”, edicion në të cilin mori pjesë edhe vetë Adela. /Lajmi.net/

YouTube player