Smoothie nga banania dhe kokrrat e tërshërës për fillim të shkëlqyeshëm të ditës!
Nëse ndonjëherë keni bërë smoothie, me siguri njëri ndër përbërësit ka qenë banania.
Lifestyle
Për shkak të vlerave nutritive të saj, banania është zgjedhje e shkëlqyeshme për smoothie: një banane mesatare (rreth 100 g) ka 89 kcal/372 kJ.
Nëse në smoothie shtoni kokrra tërshëre dhe bademe, për shkak të vlerave nutritive të tyre, ato do të shtojnë ndjenjën e të qenit i ngopur, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
▪ 1 banane,
▪ 50 g kokrra tërshëre,
▪ 6 bademe,
▪ 100 ml jogurt.
Përgatitja:
Qitni të gjithë përbërësit në blender dhe përzieni mirë. /Lajmi.net/