Grave në Arabinë Saudite do t’u lejohet hyrja në stadiume
Arabia Saudite ka njoftuar se gratë do të mund të hyjnë në stadiume për të përcjellur ngjarjet sportive, për herë të parë në historinë e këtij vendi, e drejtë kjo që do të zbatohet në fillim të vitit të ri 2018-të.
Bota
Njoftimi nga Autoritetet e përgjithshme të sportit, erdhi një muaj pas njoftimit nga qeveria arabe se gratë do të lejohen të vozisin makinat.
Ndryshimet e tilla në vendin konservator, vijnë si pjesë e reformave “Vizioni 2030”, të princit Mohammed bin Salman, që synojnë të zbusin disa ligje dhe të zhvillojnë fushën e ekonomisë përtej biznesit të naftës.