Fotografimi i votës, dukuri që po përsëritet
Fotografimi i votës është bërë një “epidemi” që po shoqëron proceset zgjedhore në Kosovë.
Lajme
Në muajin qershor të këtij viti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nxori vendimin për ndalimin e fotografimit të votës.
Vendimi i KQZ-së si duket nuk u përfill nga të gjithë votuesit,
KALLXO.com raportoi se gjatë ditës së djeshme në komunën e Prizrenit u ndaluan 4 persona për fotografim vote.
Dy raste të tjera u raportuan edhe në komunën eFerizajit.
Fotografim të votës kishte edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.
Në komunën e Shtërpcës një votues ishte intervistuar nga Policia e Kosovës pasi kishte fotografuar votën.
Një person tjetër ishte ndaluar nga Policia në Prizren.
Në komunën e Mitrovicës u arrestuan 2 persona për një veprim të tillë.
Në vitin e kaluar zgjedhje të parakoshme lokale u mbajtën në komunën e Drenasit.
Këto zgjedhje u mbajtën pasi që Gjykata e Apelit ia kishte konfirmuar dënimin tashmë ish kryetarit Nexhat Demaku.