Apostolova: Mendoni se për kë do të votoni

Gjatë vizitës që i bëri një qendre votimi në Dardani të Prishtinës, ajo se është pjesë e Misionit Vëzhgues nga Bashkimi Evropian dhe ka ftuar qytetaret që të votojnë.

Lajme

22/10/2017 16:07

“Qytetarët duhet të mendojnë se për kë duan të votojnë. Ne duam të shohim persona që janë meritor, njerëz që janë të respektuar, njerëz që e dinë punën, njerëz që kanë përgjegjësi dhe duar të pastra”, ka thënë Apostolova.

Po ashtu, Apostolova ka qëndruar edhe në komunën e Mitrovicës veriore, ku ka folur për rëndësinë që ka pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje.

“Mendoni se për kë do të votoni”, ka thënë Apostolova. (Rel)