Së paku 12 policë janë lënduar nga një sulm me bombë në Turqi
Së paku 12 policë janë lënduar, kur një autobus është përfshirë nga zjarri i një bombe, në një qytet në jug të Turqisë, bëjnë të ditur zyrtarët.
Bota
Kryeprokurori i qytetin Mersin, aty ku kishte ndodhur ngjarja, ka njoftuar për lëndimet dhe ka thënë se tashmë ngjarja po hetohet.
Disa oficerë policorë, ambulanca dhe zjarrfikës janë parë në vendin e ngjarjes, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.
Sulme të tilla ndaj policisë së Turqisë janë bërë dhe në të kaluarën nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët cilësohen për tri dekata si kryengritës në Turqinë jugore.
Ky grup konsiderohen si organizatë terroriste nga Turqia dhe aleatët e saj.
Edhe militantët ekstremistë, Shteti Islamik, kanë kryer sulme vdekjeprurëse në të kaluarën në Turqi.