Kokainë e fshehur në çorape, ja si u zbulua shpërndarësi ‘i shkathët’ i drogës

Policia e Tiranës ka arrestuar një shpërndarësh drogash të forta në Tiranë. Diklen Vata, 25 vjeç, nga Laçi, u arrestua pasi policia i gjeti 22 doza kokainë fshehur në çorape dhe në çelësat e makinës. 

Lajme

28/09/2017 11:24

Shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë më datë 27.09.2017, arrestuan shtetasin : – Diklen Vata, 25 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në vendin e quajtur zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës. Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : – 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë. – 3 aparate celularë – mjeti i markës “Rover” Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

auto_screenshot_161506590411 auto_22093594_489037448126335_1096911637_n1506590372