Bruno lanson këngën ‘A me do’, klipi skena të nxehta me të dashurën e tij Arta Nitaj (Video)

Këngëtari Bruno sonte ka lansuar këngën e re.

ShowBiz

26/09/2017 19:28

Fjala është për projektin ‘A me do’, prodhim i Florit që ka bërë muzikën dhe një pjesë të tekstit kurse pjesa tjetër u shkrua nga Bruno dhe Fifi, shkruan lajmi.net

Ky projekt muzikor është finalizuar edhe me klip.

E veçanta e klipit është pjesëmarrja e Arta Nitaj, aktorja kosovare e njohur me rolin e saj të Xhesikës në serialin ‘O sa mirë’, e cila është e dashura e Brunos.

Çifti në këtë klip ka ardhur me skena shumë të nxehta./Lajmi.net/

YouTube player