Pas humbjes, Milani e ka një super-lajm për tifozët (FOTO)
Quhet Manu Trigueros, është mesfushor, luan për Villarreal dhe ka përfunduar në shënjestrën e Milanit.
Sport
Siç ka bërë të ditur portali spanjoll “Fichajes.com”, drejtuesit kuqezinj po interesohen për lojtarin dhe kanë ndërmend ta marrin në Milanello që në merkaton e janarit.
Objektivi i ri i klubit, përveçse është një lojtar që mund të mbulojë disa pozicione, do ‘i jepte mundësi Kessie që të merrte pak frymë.
Sipas portalit, Milan është përgatitur të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës të 25-vjeçarit, rreth 40 milionë euro, për ta pasur në dispozicion futbollistin që nga janari i ardhshëm.