Prijësit fetarë në Pejë mblidhen bashkë në ditën zyrtare të tolerancës fetare

Në Komunën e Pejës është shënuar "Dita Zyrtare e Tolerancës  Fetare - 21 Shtatori"   me një varg aktivitetesh të përbashkëta me  institucionet  komunale dhe komunitetet fetare të Komunës së Pejës.

Lajme

22/09/2017 14:54

Në Komunën e Pejës është shënuar “Dita Zyrtare e Tolerancës  Fetare – 21 Shtatori”   me një varg aktivitetesh të përbashkëta me  institucionet  komunale dhe komunitetet fetare të Komunës së Pejës.

​Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri  priti në takim prijësit e institucioneve fetare të Pejës, siç janë: Këshilli i Bashkësisë Islame-Imam Muhamed Mavraj, Kisha Katolike-Don Franë Sopi, Kisha  Ortodokse Serbe-Protojerej Stavrofor Randjrl Denic,  Bashkësia e Tarikateve-Shejh Ardian Juniku,  Bashkësia Ungjillore-Shyhrete Nikqi, Këshilli i Bashkësisë Islame – Departamenti i  Gruas-Pranvera Hoxha  dhe Kevsere Muka, po ashtu kanë qenë të pranishëm edhe pjesëmarrës të tjerë nga bashkësitë fetare dhe institucioneve të tjera, si dhe nga zyra rajonale e OSBE-së në Pejë.

Me këtë rast Kryetari Muhaxheri përshëndeti iniciativën e përbashkët në mes të prijësve të komuniteteve fetare dhe komunës dhe i uroj të gjithë qytetarët në këtë ditë të tolerancës fetare.

Po ashtu, Kyetari falënderoj OSBE-në për

mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë në sferen e dialogut ndërfetar duke përfshirë edhe shënimin e kësaj dite të veçantë për Komunën e Pejës.

Nga ana tjetër, prijësit fetar gjatë takimit përçuan mesazhe të tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare në Komunë dhe falënderuan Kryetarin dhe zyrtarët e tjerë komunal për mbështetjen e ofruar në këtë drejtim.

Shënimi i “Ditës së Tolerancës  Fetare – 21 Shtatori” ka vazhduar  në sheshin e qytetit, ku të gjithë prijësit fetar, së bashku me Kryetarin  dhe me pjesëmarrje të  institucioneve të tjera relevante dhe shoqërisë civile, takuan qytetarët dhe shpërndan materiale promovuese për nder të kësaj dite.

Atmosferën e kësaj ngjarje e shtoi edhe këndi i instaluar në sheshin e qytetit dhe angazhimi i grupeve  rinore, të cilët  shënuan së bashku këtë ditë./Lajmi.net/