Enis Bardhi përplaset për penallti si Cavani dhe Neymar

Enis Bardhi u përplas me një bashkëlojtar të tij, Jose Luis Morales për ekzekutimin e një penalltia në duelin ndaj Real Sociedadit në kuadër të La Ligës.

Sport

22/09/2017 08:59

Futbollisti shqiptar i Levantes, Enis Bardhi u përplas me një bashkëlojtar të tij, Jose Luis Morales për ekzekutimin e një penalltia në duelin ndaj Real Sociedadit në kuadër të La Ligës.

Ata diskutuan mes vete njësoj sikurse dy yjet e Paris Saint-Germain, Neymar dhe Edinson Cavani në ballafaqimin me Olympiqye Lyon në Ligue 1, përcjell “lajmi.net”.

Mesfushori i lindur në Shkup ka kërkuar që ta ekzekutoj penalltinë para shokut të skuadrës, Jose Luis Morales.

Por, përgjegjësin për ekzekutimin e penalltisë e mori Morales, i cili realizoi gol. /Lajmi.net/