Thaçi falënderon OBI-në për mbështetjen
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka vazhduar takimet me personalitet të ndryshme të botes.

Lajme
Ai mbrëmë ka takuar Sekretarin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, të cilin e ka falenderuar per mbështetjen dhënë Kosovës.
Thaçi po ashtu ka takur edhe kryeministrin e Andorrës.
“Gjatë qëndrimit në Nju Jork, takova Sekretarin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen. E falënderova për mbështetjen e rëndësishme të OBI-t për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.
“Mbrëmë, po ashtu takova edhe kryeministrin e Andorrës, Antoni Martín. Kosova mirëpret përkrahjen e vazhdueshme të Andorrës për anëtarësimin e shtetit tonë në organizata të rëndësishme ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në facebook./Lajmi.net/