Serbët : Na ndihmoni nga presionet (Foto)
Goran Marinkoviq, punëtor i komunës paralele të Vitisë përmes një letre të hapur iu ka drejtur presidentit serb, Aleksandar Vuqiq, Policisë, Amabasadave në Kosvë, duke këkruar ndihmë siq thot nga presionet që po u bëhen, përcjell Telenews.al

Lajme
“Mua, Goran Marinkoviqit dje kanë tentuar të ma dorëzojnë vendimin mbi pushimin e mardhënies së punës. Kam refuzuar ta pranoj, sepse arsyet janë politike, dhe tash pres që letra të më vie me postë dhe në adresën e shëpisë” thot, Marinkoviq.
Sipas Marinkoviqit, kryetari paralel, Srxhan Nikoliq nuk është përgjigjur, ndërsa kryetari i komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq e ka kërcënuar, kur kishte pyetur për arsyen e ndërprerjes së mardhënies së punës.
“Së pari largoje telefonin nga zyra, e pastaj mund të flasim. Do ta shkatërroj gjithë familjen” i kishte thënë Spasiq, Marinkoviqit.
Marinkoviqit para 16 ditëve edhe gruan që ishte mësuese komuna paralele ia kishte larguar nga puna.
“Jam i bindur se arsyet për presion janë sepse, ne po e përkrahim listën “Aktivna građanska inicijativa” , në të cilën ndodhen edhe pesë punëtor të komunë së Vitisë(paralele) për këshilltar komunal, si dhe gruaja ime” shkruan Marinkoviq.
Marinkoviq kërkon që serbet së pari të ken lirinë, ndërsa shton se këkrcëneasit nuk do të ndalen me kaq, percjell Telenews.al
Presionet e zyrtarëve të listës serbe së bashku me anëtar të partisë së Aleksandar Vuqiqit kanë filluar që një kohë kundër politikanëve serb që nuk janë pjesë e listës serbe.
Ditë më parë në media, ishte paraqitur rasti kur mjekes nga komuna e Kllokotit, Jellica Krcmaroviq i ishte ndërruar vendi i punës për shkak se djali saj ishte kandidat për këshilltar komunal si pjesë e një inciative qytetare.