Ky është numri i kandidatëve për kryetarë komunash

Rreth shtatë mijë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit për të fituar ulëse në kuvendet komunale.

Lajme

21/09/2017 08:17

Zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe zgjedhjet për kuvende komunale do të mbahen në 38 komuna të Kosovës më 22 tetor, sipas datës së caktuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në garën për kryetarë të komunave janë certifikuar më shumë se 200 kandidatë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndërsa fushata për zgjedhje do të nisë zyrtarisht nesër nga ana e subjekteve politike, numri i të cilave në këto zgjedhje që do të marrin pjesë në zgjedhje me kandidatët e tyre ka arritur në 91.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se do t’i kushtohet rëndësi e madhe vëzhgimit të zgjedhjeve, për çka ky Komision ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Bashkimin Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.Kurse koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV) ka bërë thirrje që KQZ-ja si dhe subjektet politike t’i edukojnë votuesit rreth mënyrës së votimit për të ulur numrin e fletëvotimeve të pavlefshme.

DnV-ja ka paralajmëruar se edhe në këto zgjedhje nëse nuk punohet në këtë drejtim do të ketë shumë fletëvotime të pavlefshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për “Zërin” se KQZ-ja është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.