Ministri Sefaj priti një delegacion të BE-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim një delegacion të lartë të Drejtorisë së Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit (CMPD) nga Brukseli, të kryesuar nga Xaiver Denis.

Lajme

14/09/2017 12:39

Ministri Sefaj falënderoi delegacionin për përkrahjen që kanë bërë në shumë fusha, në mënyrë që Republika e Kosovës të arrijë standardet evropiane. Ai tha se misioni i juaj është i nevojshëm dhe është shumë i rëndësishëm për përkrahje në disa fusha për t’i arritur objektivat.

Në fund të takimit u dakorduan që bashkëpunimi i mirë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit, të vazhdojë edhe në të ardhmen.