Mediet turke raportojnë për sukseset e regjisorit shqiptar dhe të teatrit të tij (Foto)
Është një nga shqiptarët më të suksesshëm në shtetin turk.
ShowBiz
Aktori dhe regjisori shqiptar Shyqyri Caushaj i cili kohë më parë ka hapur teatrin privat në Stamboll të quajtur ‘Tiyatro Teras’, po vlerësohet shumë nga mediet turke, shkruan lajmi.net
Të përditshmet në këtë shtet, kanë cilësuar ‘workshop-et’ e reja të tij që i realizon me pedagog dhe me yjet e kinematografisë turke.
I fundit që u komentua ishte ‘workshop-i’ në lidhje me aksionet vokale dhe aksionet fizike të mbështetura mbi bazën e teknikes së Grotowksit dhe Stanislavskit.
Ndërsa, javën që vjen do të realizohet ‘workshop-i’ i ri me aktoren e mirënjohur turke, Bennu Yildirimlar e cila do të flasë për artin e aktorit në marrëdhënie ( konflikt) me famën.
Por këto nuk janë të rejat e fundit nga jeta profesionale e regjisorit Caushaj.
Me datën 20 të këtij muaji, Shyqyriu do të vjen si regjisor në shfaqjen e parë të teatrit ‘Tiyatro Teras’ me shfaqen “Esnaflar”./Lajmi.net/