Thaçi: Nuk ka pëlhurë që mbulon madhështinë e Skënderbeut, Atletit të Krishterimit!
“Kjo katedrale është jo vetëm tempull fetar, por edhe një rrëfim i historisë tonë. Jemi krenarë që nga populli ynë dolën dy figura të mëdha, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Nënë Tereza. Nuk ka bez apo pëlhurë që mbulon madhështinë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Atletit të Krishterimit”
Lajme
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ceremoninë për shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza”, ka uruar që ajo të jetë fanar drite dhe burim dashurie për njëri-tjetrin.
I pari i vendit ka folur edhe për ‘mbulimin’ e shtatores së Gjergj Kastrioti Skënderbeut me rastin e faljes së namazit të Kurban Bajramit në Tiranë.
Me epitete të larta Thaçi ka përshkruar Shën Nënë Terezën, gruan, motrën dhe vajzën shqiptare që zemrën e pati të madhe për gjithë botën, sipas tij.
“Tradita jonë popullore kurrë nuk ka bërë ndarje mes kishës, xhamisë, manastirit apo teqes. Uroj që kjo katedrale sot e përjetë të qëndrojë si shtyllë e Prishtinës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Një vajzë, grua dhe motër shqiptare, pati zemrën e madhe për gjithë botën. Uroj që kjo shtëpi të jetë fanar i dritës dhe burim i dashurisë për njëri-tjetrin”, shkruan klankosova.
“Kjo katedrale është jo vetëm tempull fetar, por edhe një rrëfim i historisë tonë. Jemi krenarë që nga populli ynë dolën dy figura të mëdha, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Nënë Tereza. Nuk ka bez apo pëlhurë që mbulon madhështinë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Atletit të Krishterimit”.