Upss! Edhe dy këngëtarët e njohur ‘kapen’ bashkë në pushime, ja dëshmitë (Foto)
Këto ditë pas shumë angazhimeve në muzikë, këngëtarja Ronela Hajati ka nisur pushimet.

ShowBiz
Por, mesa duket ajo nuk është e vetme në këto pushime, së paku faktet po dëshmojnë ashtu, shkruan lajmi.net.
Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja ka hedhur disa foto në Instagram, në të cilat shfaqi pamje nga vendi ku po pushon.
Pak orë pas saj, ishte Young Zerka ai i cili postoi foto nga po i njëjti vend dhe me pamje pothuajse tërësisht të njëjta, që nënkupton se ata të dy po pushojnë bashkë.
Tash e një kohë është përfolur se dyshja janë në lidhje, por asnjëherë nuk e kanë pohuar një gjë të tillë. /Lajmi.net/