Postoi fotografi në facebook, arrestohet pejani
Një person në Pejë ia pa sherrin një fotografie të postuar në rrjetin social facebook.
Lajme
Në fshatin Haxhaj të Pejës është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka postuar foto me armë në rrjetet sociale.
Arma AK-47 me katër karikator dhe 28 fishek te cal. 7.62 mm është konfiskuar. Me urdhër te prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.
Rasti është proceduar për armëmbajtje pa leje. /Lajmi.net/