Tre vëllezër shpëtohen nga rrënojat e tërmetit në Itali
Shpëtuesit italianë kanë nxjerrë nga rrënojat të tre vëllezërit e bllokuar pas një tërmeti që ka goditur ishullin Ishia, jashtë brigjeve të Napolit.
Bota
Së paku dy gra kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga tërmeti me fuqi prej 4 shkallësh të Richterit.
Tërmeti ka goditur ishullin e populluar mbrëmjen e 21 gushtit, duke rrënuar disa ndërtesa.
Tre vëllezërit – 11 vjeç, tetë vjeç dhe shtatë muajsh – janë shpëtuar në intervale të ndryshme kohore.
Babai i tyre dhe dy gra po ashtu janë nxjerrë nga shtëpia e rrënuar.
Ishulli Ishia ka një popullsi prej rreth 50,000 banorësh dhe është shumë i njohur për turistët.