Burgjet me kushte të mira, menaxhim të dobët (Video)
KMDLNJ ka vlerësuar se gjendja e burgjeve është e mirë pas investimeve që janë bërë kohëve të fundit në infrastrukturë.
Lajme
Madje Kosova ka dalë e para në rajon me kushte të mira që i ofrohen shkelësve të ligjit.
Sidoqoftë, organizata që monitoron burgjet ka kritika për menaxhimin e këtyre qendrave.
Sipas drejtorit të KMDLNJ, Behxhet Xhala, ndikim ka politika, ndërsa një pjesë të fajit për keqmenaxhim e kanë edhe ndërkombëtarët të cilët deri vonë kanë drejtuar këto qendra e tani kanë ndikim në vendimmarrje si këshillëdhënës.