Arbër Vllahiu kandidat i AAK-së për Prishtinë?
Zgjedhjet lokale po afrohen e partitë politike ende nuk kanë dal zyrtarisht me emra konkret për kandidat të komunave.
Lajme
Garë e fortë pritet të jetë këtë vitë në kryeqytet, Shpend Ahmeti tashmë zyrtarisht nga Vetëvendosje është kandidat për Prishtinë, nga Partia Demokratike e Kosovës emri më i përfolur është Lirak Çelaj, nga Lidhja Demokratike janë disa emra, por s’ka asgjë konkrete.
Lajmi.net merr vesh se nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kandidat për kryetar të Prishtinës do të jetë Arbër Vllahiu.
Arbër Vllahiu para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit aderoi në AAK, ndryshe ai ishte edhe këshilltar i ish- presidentes Atifete Jahjaga.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 22 tetorë. /Lajmi.net.