Maqedoni-Shqipëri, lajmi i fundit nga stadiumi i shumëpërfolur

Përflitet prej disa muajsh se ndeshja kualifikuese mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të luhet në stadiumin e Strumicës dhe jo në Shkup.

Sport

31/07/2017 09:47

Ndërkohë që kanë folur të dyja federatat respektive, me qëndrime të kundërta për këtë impiant, nga dje ka dhënë një vendim paraprak edhe UEFA.

Në faqen e saj zyrtare në axhendën e ndeshjes, institucioni europian i futbollit ka shënuar se stadiumi “Mlladost” në Strumicë është saktësuar për të pritur ndeshjen e datës 5 shtator.

dërkohë, në këtë impiant, federata maqedonase ka futur edhe artilerinë e mjeteve të rënda, për të kryer disa punime të nevojshme që ajo fushë sportive të marrë licencën për një ndeshje ndërkombëtare.

Çuditërisht, në faqen zyrtare të FIFA-s, e cila është edhe organizatorja e këtyre kualifikueseve, nuk është shënuar asgjë për stadiumin.

Vetë drejtuesit e federatës maqedonase kanë bërë me dije se më 25 gusht do të vendoset përfundimisht.

uefa maqedoni shqiperi