“Dialogu i brendshëm s`do të thotë që Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës”

Iniciativa për të filluar një dialog të brendshëm për çështjen e Kosovës nuk do të thotë gatishmëri që Serbia të njohur Kosovën si shtet të pavarur, por për t`u marrë me propozime për të parë zgjidhjen përfundimtare të problemit.

Lajme

28/07/2017 12:55

Kështu ka deklaruar për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, kryetari i Komisionit Parlamentar serb për Kosovën, Milovan Drecun, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, propozimi i Serbisë për zgjidhjen e problemit të Kosovës duhet paraqitur shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, për të hapur bisedime rreth kësaj çështjeje. /Lajmi.net/