Erdogan u kërkon myslimanëve t’i mbrojnë vendet e shenjta
Në parlamentin Turk, të pranishmëve u është drejtuar edhe kryetari i Turqisë.
Bota
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan akuzoi sot Izraelin, se po e përdor luftën kundër terrorizmit, si një justifikim për të marrë kontrollin e vendeve të shenjta myslimane në Jerusalem.
Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur në Parlament, para deputetëve të partisë nga vie ai, u bëri thirrje myslimanëve për të mbrojtur vendet e shenjta, duke vizituar Jerusalemin çdo rast që u jepet mundësia, ose duke dërguar ndihma për myslimanët në atë qytet.