Arrestohet pejani, nën ndikimin e alkoolit sulmoi babain

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në komunën e Pejës, pasi ai nën ndikimin alkoolit ka sulmuar babain e tij.

Lajme

20/07/2017 12:15

“Me 20.07.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur babanë e tij. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/