Wenger e jep lajmin e madh për Sanchezin (FOTO)
Arsene Wenger ka sqaruar situatën e Alexis Sanchezit.
Sport
Alexis Sanchez nuk ka kërkuar të largohet nga Arsenal.
Menaxheri Arsene Wenger ka insistuar se sulmuesi kilian nuk i ka bërë me dije se nuk dëshiron të mbetet në klub për sezonin e ardhshëm.
I pyetur nëse Sanchez e ka informuar se dëshiron të largohet nga klubi, Wenger tha: “Jo”.
“Mendoj se mënyra më e lehtë të menaxhoni një futbollist është kur ai është në vitin e fundit të kontratës”, shtoi Wenger, përcjell “lajmi.net”.
“Nuk është e thënë se ky do të jetë viti i tij i fundit në Arsenal”, theksoi ai. /Lajmi.net/
