Parashikimi i motit në Shqipëri: Temperatura të larta dhe rrebeshe shiu

Kthjellimet do të dominojnë zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore veriore deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe afatshkurtra shiu, në këto zona.

Lajme

08/07/2017 09:04

Orët e pasdites, do të mbeten me kthjellime në gjithë ultësirën perëndimore ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që termometri të ngjitet maksimalisht në 37º C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 24 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët.