Ministri Rrahmani kundër Naser Osmanit, por e humb betejën në Supreme
Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesën e ministrit në largim të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i cili pas rinumërimeve të disa kutive të votimit ka humbur mandatin e deputetit.
Lajme
Në vendimin e supremes thuhet se Rrahmani nuk ka pasur të drejtë ankese këtë gjykatë.
Po ashtu, Gjykata Supreme si të pa bazuar e ka konsideruar edhe ankesën e kandidatit Jollxhi Shala nga KNRP.
Lajmi.net ka raportuar ditë më parë se pas rinumërimit të 117 kutive të votimit, Rrahmani e ka humbur pozitën e deputetit dhe në vend të tij do të jetë Naser Osmani, po ashtu nga LDK-ka.
Dallimi ndërmjet këtyre dyve pa rinumërimin e këtyre 117 kutive ka qenë vetëm 10 vota. /Lajmi.net/
Lexoni edhe:
Rinumërimi i 117 kutive: Naser Osmani ia zë vendin e deputetit Imet Rrahmanit