Milan – Donnarumma, arrihet marrëveshja

Milan – Donnarumma, një telenovelë që po shkon drejt mbylljes.

Sport

06/07/2017 23:46

‘Calciomercato’ raporton se të dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar kontratën deri në vitin 2021.

Kjo kontratë do të nënshkruhet pas kthimit nga pushimet të 18 vjeçarit.

Me kontratën e re Donnarumma do të përfitojë gjashtë milionë euro në sezon, e po ashtu është paraparë edhe një klauzolë.

Klauzola parasheh se ajo skuadër që dëshiron portierin e talentuar do të duhet t’i paguajë Milanit 100 milionë euro nëse këta të fundit sigurojnë Ligën e Kampionëve, në të kundërtën mjaftojnë 50 milionë euro./Lajmi.net/