Befason Busqutes, ja çfarë deklaron për yllin e Real Madridit

Tradicionalisht nuk ka pasur “dashuri” mes Real Madridit dhe Barcelonës, por Sergio Busquets nuk ka hezituar ta konsiderojë Casemiron si njërin nga mesfushorët më të mirë në botë në pozitën e tij.

Sport

06/07/2017 23:13

Reprezentuesi spanjoll ka zgjedhur Casemiron e Real Madridit si njërin nga pesë mesfushorët më të mirë në pozitën e tij, përcjell lajmi.net.

“Ka mesfushorë fantastik sot në botë, të gjithë dallojnë me stilin e tyre, asnjëri nuk është i njëjtë”, ka deklaruar Busquets.

“Në pozicionin tim do ta cekja Casemiron, që po luan shumë mirë. Brunon që po shumë mirë në Villarreal, Chelsea ka pasur një sezon të mirë me Kanten dhe Nemanja Maticin”./Lajmi.net/