Bujar Nishani tregon nëse do të kandidojë për të parin e PD-së
Bujar Nishani nuk do të kandidojë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
Lajme
Në një intervistë për televizionin publik Nishani thotë se pas përfundimit të mandatit si President do t’i kthehet jetës politike në radhët e demokratëve.
Nishani thotë se ringritja e Partisë Demokratike duhet të vijë përmes bashkimit të saj.
Kreu i Shtetit nuk e fsheh shqetësimin për fenomenin e shitblerjes se votës. Megjithatë problemi me i madh i këtyre zgjedhjeve sipas tij është pjesëmarrja e ulët në votime.
Sipas Presidentit Nishani edhe Bashkimi Europian ka qenë i shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri.