Blerja e votës, procedim penal një 30-vjeçari në Krujë
Ndaj një 30-vjeçari në Krujë ka nisur procedim penal pasi po shpërndante vlera monetare tek persona të ndryshëm, anëtarë të komisioneve, vëzhguesve të subjekteve politik që aderon.
Lajme
Policia bën të ditur se shtetasit B.K. 30 vjeç, gjatë kontrollit fizik i’u gjet dhe sekuestrua shuma prej 400.000 lekë të reja.
Policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasin R Rr. 23 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të paidentifikuar, kanë kanosur me fjalë, goditur me grushte dhe kërcënuar me armë zjarri, shtetasin B.K. / Top Channel