Real Madrid i përgjigjet Zlatan Ibrahimovicit

Real Madrid ka hedhur poshtë mundësinë e ofrimit të një kontrate një vjeçare për Zlatan Ibrahimovic.

Sport

24/06/2017 22:38

Suedezi nga 30 qershori do të jetë lojtar i lirë, pasi nuk ka vazhduar kontratën me Manchester United.

Në media është raportuar për mundësinë e transferimit të suedezit te skuadra nga ‘Santiago Bernabeu’.

Por sot në mbrëmje ‘Don Balon’ bën të ditur se 35 vjeçari nuk do t’i bashkohet Real Madridit./Lajmi.net/