Lamtumirë Barcelona, Turan zgjedh klubin e ri (FOTO)
Arda Turan do të largohet nga Barcelona.
Sport
Arda Turan pritet të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Ernesto Valverde.
Gazeta sportive madrilene “Marca” shkruan se ish anëtari i Atletico Madridit dhe Galatasarayt pritet të që karrierën ta vazhdojë në Arsenal.
Thuhet se klubi nga ‘Emirates’ ka bërë gati 30 milionë euro për transferimin e ish reprezentuesit të Turqisë. /Lajmi.net/