Onati po vjen me këngë të re (Foto)
Njëri nga anëtarët e labelit Babastars, Onati, po sjell një këngë të re të cilën është duke e finalizuar këto ditë.

ShowBiz
Ai këtë lajm e bëri të ditur përmes profilit të tij në Instagram, ku nuk zbuloi shumë rreth saj, shkruan lajmi.net.
“A je” është titulli i këngës më të re, të cilën Onati pritet ta lansojë këto ditë, së paku ashtu ka paralajmëruar.
Kënga e fundit e tij është bashkëpunimi me Majk që mbanë titullin ‘Le t’xhelozojnë’ dhe ka marrë afro 12 milionë klikime. /Lajmi.net/