Lista e plotë e koalicionit LDK-AKR në Mitrovicë: Befason triumfi i këtij kandidati (Dokument)

Kjo është lista e plotë e kandidatëve për deputetë nga Koalicioni LDK- AKR- Alternativa në Mitrovicë.

Lajme

15/06/2017 12:28

Befasia e kësaj liste është kandidati Faton Peci, i cili ka arritur që të dalë i treti më i votuar, menjëherë pas bartësist të listës, Avdullah Hoti i cili ka marrë 2849 dhe Vjosa Osmanit, e cila ka marrë 2685 vota.

Peci i cili ka arritur t’i marrë 1837 vota, ka lënë prapa edhe ish- deputetin e LDK-së, dhe njëherit ish- kryetarin e degës së LDK-së, në Mitrovicë, Sadri Feratin, kryetarin e Komunës, Agim Bahtirin, shkruan Gazeta Blic.

Peci ka lënë pas me vota edhe shumë kandidatë tjerë, të cilët janë anëtarë të Kryesisë dhe vendimmarrësit kryesor në këtë parti.

haka1