Albin Kurti fton zyrtarisht koalicionin LDK-AKR që t’i bashkohen VV-së

I nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për zgjedhjet e11 qershorit, Albin Kurt ii ka bërë thirrje koalicionit LDK-AKR që t’i bashkohen Vetëvendosjes për formimin e Qeverisë.

Lajme

13/06/2017 15:27

Ai të martën në një konferencë për media kur është pyetur nga gazetarët për takimin me kreun AKR -së, ka thënë se takime të tilla kanë pasur edhe para zgjedhjeve të cilat nuk rezultuar më sukses, por që tash ka ftuar të gjithë rreth koalicionit më LDK-në që t’i bashkohen Vetëvendosjes për formimin e e Qeverisë.

“Ne kemi pasur bisedimi edhe parazgjedhjeve por, tash ne i bëjmë ftesë komplet atij koalicioni në mënyrë që të formojmë qeverinë”, ka thënë Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se takimet e tilla këtyre ditëve do t’i shtojnë. Kurti ka ftuar edhe deputetë të koalicionit të PAN-it që t’i bashkohen.

Ish-kreu i VV-së i pyetur nëse do të kenë problem me presidenti Hashim Thaçi për tu dhënë mandatin është shprehur se askush nuk mund ta pengojë vullnetin  sovranit. /Lajmi.net/