Tare i pandalshëm, transferon te Lazio edhe shqiptarin tjetër (FOTO)
30 pikë të klubit zviceran Lugano janë të lidhura jo vetëm me golat e sulmuesit shqiptar të Maqedonisë, Ezgjan Aliut, por edhe 14 asistat e tij.

Sport
Kjo ia ka hapur dyert atij në klube të rëndësime evropiane, ku sipas së përditshmes zvicerane “Blick”, shtatë klube janë në kërkim të shqiptarit nga Maqedonia.
Ai ka ofertë jo vetëm nga emrat e mëdhej si Schalke, Hertha Berlin, Bayer Leverkusen, Eintracht Frankfurt, VfB Suttgart (ku Aliu është aktivizuar me prova në 2013) ose Leicester, por edhe klubi italian Lazio. Te Lazio drejtor sportiv është Igli Tare.
I vetmi që shqetësohet këtu është ish klubi i tij i Bernit, YB, që nuk diti ta shfrytëzojë gjatë kohës kur ishte atje.