Fushatë me premtime të parealizueshme

Premtimet e bëra në nisje të fushatës zgjedhore nga tri blloqet politike, koalicioni PDK-AAK-Nisma, koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe “Vetëvendosja”, vlerësohen si të parealizueshme. Analistët politikë thonë se premtimet e tyre janë megalomane dhe nuk mund të jetësohen në afate rekorde, siç po premtojnë kandidatët për kryeministër

Lajme

02/06/2017 08:11

artitë politike para dy ditësh kanë nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore, me ç’rast “kanë shpërthyer” me premtime të shumta për elektoratin.

Të tria blloqet, koalicioni PDK-AAK-Nisma, koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe “Vetëvendosja”, janë zotuar për çështje të shumta, siç është rritja e buxhetit të shtetit, investimi në shëndetësi e deri te liberalizimi i vizave për një afat rekord tremuajsh.

Mirëpo, njohësit e çështjeve politike në Kosovë konsiderojnë se pjesa dërrmuese e premtimeve i të tre taborëve janë vetëm elektorale dhe vështirë të realizueshme, kjo pasi shumica e premtimeve të kandidatëve për kryeministër janë gati se të pamundura të realizohen në një kohë kaq të shkurtër, si janë zotuar ata. Megjithatë, ata thonë se një gjë e tillë nuk është diçka e papritur për fushata elektorale, porse partitë, siç shprehen analistët, nuk duhet të japin premtime megalomane./zeri.info/