A e keni ditur se Noizy ka qenë në lidhje me këtë femër të njohur të ekranit? (Foto)
Lidhja e Noizyt me një vajzë të famshme që nuk e keni ditur.
ShowBiz
Është single, të paktën kështu thotë vazhdimisht në media, edhe pse është një ndër meshkujt më të komentuar në këtë aspekt.
Vajzat që i afrohen Noizyt janë të shumta në numër, e po aq të shumta janë edhe flirtet e tij, por që duket se deri tani nuk kanë zgjatur për një kohë të gjatë.
Disa prej femrave që kanë pasur histori dashurie me reperin kanë qenë të famshme dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë Noizy në “Zonë e Lirë”.
Megjithatë, ndoshta nuk e keni ditur që kohë më parë reperi është përfolur për lidhjen me një nga vajzat më të bukura të Durrësit, që sot është mjaft e famshme.
Rike Roçi dhe Noizy thuhet se kohë më parë kanë pasur një histori dashurie, e cila zgjati vetëm një verë.
Lidhje, që në fakt nuk e ka konfirmuar asnjë nga të dy, pavarësisht fotove të publikuara në internet, që linin pak vend për dyshime.