LDK-ja dhe Vetëvendosje kopjojnë formatin “rrethor” të PDK-së me qytetarë (Foto)
Partia Demokratike e Kosovës, e cila e kishte nisur parafushatën elektorale e para, kishte tërhequr vëmendje me formatin e organizimit të tubimeve të saj me qytetarë.
Lajme
Radhitja e qytetarëve bëhej në formë rrethore, kurse kreu i PDK-së, Kadri Veseli, vendosej në mesin e tyre, nga ku edhe mbante fjalime. Nga organizime të tilla, përveçse dilnin fotografi të mira, thënë në versionin më të thjeshtë edhe fushata dukej më moderne. Por, javën e fundit, këtë model e kanë kopjuar edhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo që po vërehet në këtë parafushatë është që po mungon kreativiteti. Ditë më parë, mediet raportuan edhe për vizitat në terren të Kurtit, të cilat ishin identike me ato që i kishte bërë ish-lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, në vitin 2014. Për t’i ilustruar ngjashmëritë, më poshtë sjellim disa prej fotografive të tre subjekteve politike: