Daut Haradinaj: Nuk ndaj askënd, por do të bashkoj (Video)

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka qenë njëri nga deputetë më të zëshëm për çështjet e rëndësishme gjatë mandatit të fundit.

Lajme

28/05/2017 18:32

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se ai nuk do të ndaj askënd, por se do të bashkoj.

“Koha ka tregu se kur ka pas nevojë vendi, të gjithë jemi bërë bashkë. E mbrojtëm këtë vend me ligj dhe dinjitet. Sot jemi në anë të ndryshme politike, dhe kjo nuk ka lidhje aspak. Unë, zani yt, ta jap fjalën që do të bashkoj, e nuk do të ndaj askënd, Ky është vendi jem, unë jam i këtij populli. Unë Daut Haradinaj, zani yt”, ka shkruar Haradinaj.

Këtij shkrimi, ai ia ka bashkangjitur edhe një video të shkurtër. /Lajmi.net/

YouTube player