Myslimanët në Australi kanë pritur iftarin e parë
Besimtarët myslimanë në Australi kanë pritur iftarin e parë të Ramazanit.
Bota
Agjërimi i ditës së parë të muajit të Ramazanit në Australi ka zgjatur 11 orë e 20 minuta. Në Australi jetojnë rreth 550 mijë myslimanë, ku shumica e tyre iftarin e parë e kanë pritur në rrethin familjar ose me miqtë.
Tayyip Yapici, imam i xhamisë Meadow Heights në Melburn, iftarin e parë e ndau me familjen dhe me fqinjët.
Ai për AA tha se ndihet i lumtur, për faktin se iftarin e parë e ndau me fqinjët dhe miqtë. Yapici theksoi rëndësinë e agjërimit dhe iftarit jashtë vendit.
Fixhi, Zelanda e Re dhe vendet e Paqësorit janë vendet të cilat çdo vit presin të parët iftarin.