Edhe një këngëtar i hyn “valles”, bëhet baba për herë të parë (Foto)

Këngëtari i njohur kosovar Besart Halimi ka marrë epitetin prind, duke u bërë baba i një vajze.

ShowBiz

26/05/2017 16:55

Përmes profilit të tij në Instagram, Besarti ka bërë publik lajmin duke treguar se vajza e tij erdhi në jetë, shkruan lajmi.net.

Kaia është emri që Besarti dhe nusja e tij kanë vendosur t’ia lënë vajzës, emër ky që e bartë edhe vajza e aktores Teuta Krasniqi.

“Mirë se erdhe në jetë Kaia !.
Paq fat, jetë të gjatë e të lumtur !. Të duam shumë!.” shkroi Besarti në Instagram. /Lajmi.net/

Mirë se erdhe në jetë Kaia !. Paq fat, jetë të gjatë e të lumtur !. Të duam shumë!.

A post shared by Besart Halimi Official (@besarthalimi1) on