Matoshi: Hyra në AAK, sepse i besoj Haradinajt
Ish-analisti dhe publicisti, Halil Matoshi tashmë kandidatë për deputetë nga radhët e AAK-së, ka treguar arsyet e kalimit të tij në partinë e Ramush Haradinajt.
Lajme
Matoshi në emisionin “DEBAT D” në RTV Dukagjini, ka thënë se politika është besim, dhe se pa besim nuk mund të arrish asgjë, shkruan Telegrafi.
“E zgjodha AAK-në sepse Haradinajt i besoj për shumë arsye. Ai ka kaluar shumë sfida dhe gjithmonë e ka mbajtur dinjitetin e tij”, ka thënë Matoshi.
Ai ka theksuar se Haradinaj së fundmi edhe nga Franca ka dhënë mesazhe të mira, dhe është mbajtur burrërisht.