Të gjithë pritën largimin e tij, ylli i Barcelonës me vendim befasues (FOTO)
Jasper Cillessen ka vendosur për të ardhmen e tij.
Sport
Portieri i Barcelonës do të mbetet në “Camp Nou”, pavarësisht minutazhës së vogël.
“Në këtë moment jam duke punuar shumë që në sezonin e ardhshëm të jem më i mirë dhe të luftojë për të qenë portieri i parë i Barcelonës”, deklaroi Cillessen, përcjellë “Lajmi.net”.
“Nuk kam menduar për t’i shqyrtuar ofertat, unë jam shumë mirë te Barcelona”, shtoi ai.
Portieri holandez ka luajtur shumë pak te Barca, që prej ardhjes nga Ajaxi në vitin e kaluar. /Lajmi.net/