Si të shpëtoni një herë e përgjithmonë nga zbokthi, 4 receta natyrale

Ndonëse nuk konsiderohet një problem shëndetësor, zbokthi ëshë problemi më i zakonshëm i lëkurës së kokës që shqetëson jo pak persona.

Lifestyle

24/05/2017 20:59

Në dukje zbokthi ngjan si lëkurë e vdekur e kokës, por këto grimca të bardha si pluhur shkaktohen nga një mikroorganizëm parazitar, një kërpudhë e lëkurës e quajtur Malassezia globosa.

Kur kjo kërpudhë prodhohet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në skalpin e kokës. Ky problem mund të shoqërohet edhe me kruajtje e në rastin më të keq dhe me ekzemë zbothi, e në këtë rast ju duhet t’i drejtoheni dermatologut.

Dhe pse në treg gjenden shumë produkte që mbajnë nën kontroll zbokthin, ekzistojnë dhe shumë përbërës natyralë që mund të trajtojnë këtë problem të lëkurës.

Uthulla e mollës: Pasi t’i keni larë flokët, masazhoni butësisht skalpin me uthull molle dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Bëjeni këtë veprim 3 herë në javë.
Ju mund të përgatisni po ashtu një përzierje me dy lugë gjelle lëng limoni të freskët me dy lugë uthull molle. Aplikojeni këtë masë në skalp dhe mbajeni në kokë për disa minuta.

Shpëlarësi i gojës: Pasi t’i keni larë flokët normalisht me shampo e më pas me balsam, me një shishe që sprucon aplikoni listerinën e përzier me ujë vetëm në rrënjët e flokëve. Lëreni për disa minuta dhe më pas shplajeni kokën vetëm me ujë. Nuk keni lënë gjë pa provuar, por ju sigurojmë që kjo do të jetë e fundit !

Kosi
Përzieni në një enë 200 ml kos me 50 ml lëng limoni dhe masazhoni kokën për 15 minuta. Më pas lani kokën, por pa përdorur shampo. Ky trajtim jo vetëm që largon zbokthin, por edhe i jep shkëlqim flokut tuaj.

Soda e bukës
rijoni një pastë duke përzier një pastë me 50 gr sodë buke dhe 50 ml ujë të ftohtë . Aplikojeni mbi flokë të lagur dhe lëreni të veprojë për 30 -60 minuta.
Ju mund të krijoni maska kundër zbokthit duke bashkuar disa vajra bimorë me lëng limoni si: vaj ulliri, vaj i arrës së kokosit, vaj lini dhe vaj i pemës së çajit. /Lajmi.net/