Zaev në Bruksel në tophet me Mogherinin
Mandatari për përbërjen e qeverisë dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev sonte në Bruksel do të merr pjesë në darkën e punës që e organizon përfaqësuesja e lartë e BE-së Frederika Mogherini për kryeministrat e shteteve nga Ballkani Perëndimor.
Lajme
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, konfirmoi se Zoran Zaev është ftuar ta përfaqësojë Maqedoninë në darkën joformale të kryeministrave të gjashtë shteteve ballkanike me Mogherinin në Bruksel.
“Lidhur me atë se kush do të merr pjesë nga IRJ e Maqedonisë në këtë darkë, konfirmojmë se Zoran Zaev vjen si ‘i përcaktuar për kryeministër’”, tha Kocijançiç.
Siç informon zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, Zaev fillimisht do të realizojë takim bilateral me Mogherinin, ndërsa pastaj darkë të përbashkët me kryeministrat e rajonit.
Krahas kryeministrave të Shqipërisë Edi Rama, të Kosovës Isa Mustafa, të Serbisë Aleksandar Vuçiq, të Malit të Zi Dushko Markoviq dhe Deniz Zvizdiq nga Bosnja e Hercegovina, Zoran Zaev do ta prezantojë Republikën e Maqedonisë në darkën joformale që do të mbahet në ndërtesën e EEAS në Bruksel.